Rutte pas bisedës me Trump: Rusët dhe kinezët nuk do të “shkelin” në Groenlandë

Nga A2 CNN
22 Janar 2026, 08:50 | Bota

Rutte pas bisedës me Trump: Rusët dhe kinezët nuk do të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se pati një “diskutim shumë të mirë” me Donald Trump për Groenlandën një ditë më parë, për të garantuar sigurinë e Arktikut nga kërcënimi rus dhe kinez.

Rutte tha të enjten në mëngjes se është e rëndësishme të gjendet mënyra se si vendet që kanë qasje në këtë rajon, si Kanadaja, Islanda, Danimarka, Suedia, Finlanda dhe Norvegjia, mund të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të mbajtur jashtë Rusinë dhe Kinën.

“Të jenë të sigurt që kinezët dhe rusët nuk do të kenë akses në ekonominë e Groenlandës, as nuk do të kenë prani ushtarake në Groenlandë”, tha ai për gazetarët, transmeton “The Guradian”.

Çfarë diskutuan Trump dhe Rutte?

Pas bisedimeve në Davos me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Donald Trump deklaroi tw mwrkurwn nw mbrwmje se të dy kishin “krijuar kuadrin e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”. Megjithatë, detajet e marrëveshjes mbeten të paqarta.

Burime diplomatike i kanë thënë partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për kontrollin apo pronësinë amerikane të territorit autonom që varet nga Danimarka. Pas bisedimeve, Rutte i tha Fox News se çështja e Groenlandës “nuk u përmend më në bisedat e mia sonte me presidentin”.

Duke folur për gazetarët pas takimit me kreun e NATO-s, Trump sugjeroi se një marrëveshje e mundshme mund të përfshinte të drejtat mbi mineralet dhe gjithashtu la të kuptohej se mund të ketë bashkëpunim për sistemin mbrojtës “Golden Dome”.

“Është marrëveshje përfundimtare afatgjatë”, u tha Trump më vonë gazetarëve. “Ajo i vendos të gjithë në një pozicion shumë të mirë, veçanërisht sa i përket sigurisë dhe mineraleve”.

Pas bisedimeve, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, komentoi: “Negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë me synimin për të siguruar që Rusia dhe Kina të mos vendosin kurrë rrënjë, ekonomike apo ushtarake, në Groenlandë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos