Samiti i Bashkimit Europian, agjenda strategjike, postet kryesore dhe Ukraina në “menu”

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 17:41 | Bota

Samiti i Bashkimit Europian, agjenda strategjike, postet kryesore dhe Ukraina

Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur në Bruksel të enjten në samitin gjatë së cilit do të vendosen drejtuesit e posteve kryesore ne Union.

Në tavolinë është edhe një marrëveshje sigurie me liderin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Qytetarët europianë iu drejtuan kutive të votimit mes 6-9 qershorit për të zgjedhur ligjvënësit e rinj të Parlamentit Europian. Tani është radha e liderëve të bllokut që të vendosin se cilët do të jenë drejtuesit e institucioneve madhore të Brukselit për 5 vitet e ardhshme, si dhe politikat që do të ndjekin.

Në agjendën e këtij samiti janë po ashtu edhe diskutimet për Lindjen e Mesme, mbrojtjen dhe sigurinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos