Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez siguroi sot se Madridi nuk planifikon që armët me të cilat është furnizuar Kievi të përdoren për sulme në territorin rus.
"Ne nuk mendojmë një përdorim në atë kuptim" iu përgjigj ai një pyetjeje mbi këtë çështje në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sanchez nuk specifikoi se çfarë lloji të pajisjeve ushtarake do t'i furnizohen Kievit, por siguroi se Spanja do të sigurojë "aftësi ushtarake të negociuara aktualisht me qeverinë ukrainase".
Dhe më pas ai sqaroi se Madridi tashmë po furnizon me raketa Patriot, duke konfirmuar dërgimin e tankeve Leopard dhe "municioneve" të tjera.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kundërshton idenë për të ftuar Rusinë në samitin e paqes në Zvicër më 15-16 qershor. (A2 Televizion)