Sado e pabesueshme që tingëllon dhe veçanërisht shqetësuese, më shumë se 300 milionë fëmijë në mbarë botën kanë qenë viktima të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual në internet. Të dhënat janë bërë publike në një studim të Universitetit të Edinburgut.
Studiuesit e Universitetit të Edinburgut arritën në përfundimin se një në tetë fëmijë në mbarë botën kanë qenë viktimë e bisedave, shpërndarjes dhe ekspozimit ndaj imazheve dhe videove seksuale pa dakordësi në vitin 2023. Gjithashtu, 12.5% e fëmijëve në mbarë botën, pra 300 milionë vlerësohet se janë detyruar të futen në biseda seksuale të padëshiruara, si dhe kanë marrë kërkesa për akte seksuale.
Këto vepra mund të marrin edhe formën e “shantazhimit”, pra pedofilët ose të rriturit me prirje perverse kërkojnë para nga viktimat për të mos ndarë fotot e tyre private.
Hulumtimi jo vetëm që trondit, por edhe shqetëson thellë prindërit, si dhe autoritetet e vendeve që duken të pafuqishme për të bërë asgjë për t'i dhënë fund këtij fenomeni jashtëzakonisht të rrezikshëm që ka përhapur tentakulat e tij në të gjithë Tokën. (A2 Televizion)