SHBA dhe Britania bombardojnë fabrikën e dronëve në Jemen

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 09:06 | Bota

SHBA dhe Britania bombardojnë fabrikën e dronëve në Jemen

Ushtria britanike së bashku me atë amerikane ka nisur sulme ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, duke shënuar përfshirjen e parë të Mbretërisë së Bashkuar në fushatën e re të intensifikuar të Amerikës kundër grupit të mbështetur nga Irani.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar e përshkroi vendin e sulmuar si "një grumbull ndërtesash të përdorura nga Houthit për të prodhuar dronë të tipit që përdoren për të sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, të vendosura rreth 25 kilometra në jug të Sana'as".

Aeroplanët Typhoon FGR4 të Forcave Ajrore Mbretërore morën pjesë në sulme, duke hedhur bomba të drejtuara Paveëay IV.

"Sulmi u krye pas perëndimit të diellit, kur gjasat për të pasur civilë në zonë ishin zvogëluar edhe më shumë", theksoi ministria.

“Ky veprim është ndërmarrë në përgjigje të kërcënimit të vazhdueshëm të Houthëve ndaj lirisë së lundrimit”, tha John Healey, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

"Rënia prej 55% e trafikut detar përgjatë Detit të Kuq ka kushtuar tashmë miliarda, duke nxitur paqëndrueshmëri rajonale dhe duke vënë në rrezik sigurinë ekonomike të familjeve në Mbretërinë e Bashkuar." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos