SHBA i kërkon Izraelit të mos vrasë Arragchi dhe Qalibaf të Iranit, Izraeli: Asnjë figurë e lartë iraniane nuk është e paprekshme

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 18:26 | Bota

SHBA i kërkon Izraelit të mos vrasë Arragchi dhe Qalibaf të

Izraeli ka hequr ministrin e Jashtëm të Iran, Abbas Araqchi, dhe kryetarin e parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf nga lista e objektivave për eliminim, pasi Pakistan i kërkoi SHBA-ve të ushtronte presion ndaj Izraelit që të mos i godiste ata, tha një burim pakistanez për Reuters.

“Izraelitët kishin koordinatat e tyre dhe donin t’i eliminonin. Ne i thamë SHBA-së se nëse edhe ata eliminohen, nuk do të mbetet askush për të negociuar. Prandaj SHBA i kërkoi Izraelit të tërhiqej,” tha burimi.

Ushtria dhe ministria e jashtme e Pakistanit nuk komentuan menjëherë, ndërsa ushtria izraelite dhe zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu gjithashtu nuk dhanë përgjigje. Edhe pse The Wall Street Journal raportoi më parë për heqjen e përkohshme të dy zyrtarëve nga lista, nuk përmendi rolin e Pakistanit. Sipas raportit, ata janë hequr për disa ditë ndërsa shqyrtohen mundësitë për bisedime paqeje, përcjell A2CNN.

Pakistani, së bashku me Egjiptin dhe Turqinë, po luajnë rol ndërmjetësues mes Teheranit dhe Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës. Islamabadi ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me të dyja palët, në një kohë kur kanalet e komunikimit janë të bllokuara për shumicën e vendeve.

Irani po shqyrton një propozim me 15 pika nga presidenti amerikan Donald Trump, i dërguar përmes Pakistanit, për përfundimin e konfliktit. Plani përfshin heqjen e rezervave të uraniumit të pasuruar, ndalimin e pasurimit, kufizimin e programit të raketave balistike dhe ndërprerjen e mbështetjes për aleatët rajonalë.

Trump ka deklaruar se Irani është i gatshëm për marrëveshje, ndërsa Araqchi ka thënë se Teherani po e shqyrton propozimin, por nuk ka ndërmend të zhvillojë bisedime për t’i dhënë fund konfliktit.

Zyrtarët izraelitë kanë theksuar vazhdimisht se asnjë figurë e lartë iraniane nuk është e paprekshme nga sulmet. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ai dhe Netanyahu kanë autorizuar ushtrinë të godasë zyrtarë pa miratim paraprak.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, tha se ekziston një proces i rreptë përpara çdo operacioni, por refuzoi të komentojë mbi objektiva të veçantë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos