SHBA-ja kundër Iranit “definitivisht nuk ishte vetëmbrojtje”, thotë Ministria e Jashtme iraniane

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 11:06 | Bota

SHBA-ja kundër Iranit “definitivisht nuk ishte

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka reaguar në rrjetet sociale duke kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara për atë që e cilëson si një luftë “agresioni” dhe duke kundërshtuar narrativën e Uashingtonit se sulmet ndaj Iranit ishin një rast “vetëmbrojtjeje”.

Në një postim, Baghaei i referohet një dokumenti të Departamentit të Shtetit amerikan që justifikon luftën, ku thuhet: “Shtetet e Bashkuara u përfshinë në këtë konflikt me kërkesë dhe në kuadër të vetëmbrojtjes kolektive të aleatit të saj izraelit, si dhe në ushtrim të së drejtës së natyrshme të vetëmbrojtjes së vetë SHBA-së”, përcjell A2CNN.

“Vetëmbrojtje kundër kujt?”, pyet Baghaei.

“A pati ndonjë ‘sulm të armatosur’ nga Irani që do të justifikonte ‘vetëmbrojtjen’? Absolutisht jo!”

“Pra kjo nuk ishte aspak ‘vetëmbrojtje’, ishte një akt agresioni kundër kombit iranian.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos