
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se lufta në Iran pritet të zgjasë “javë, jo muaj”, duke theksuar se ekziston një gatishmëri nga Teherani për të diskutuar për “çështje të caktuara”.
Duke folur pas takimit me ministrat e jashtëm të G7 në Francë, Rubio u shpreh se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë objektivat e tyre pa pasur nevojë për dislokim trupash tokësore.
Ndërkohë, sipas një raporti të The Wall Street Journal, presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të rreth 10 mijë trupave shtesë në Lindjen e Mesme.
Këto forca pritet të vendosen në pozicione strategjike pranë Iranit dhe pranë Ishullit Kharg, një pikë kyçe për eksportin e naftës në Gjirin Persik.
Situata është përshkallëzuar më tej pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike njoftuan mbylljen e Ngushtica e Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo anije që tenton të kalojë do të përballet me “masa të ashpra”. (A2 Televizion)