SHBA po grumbullon në “heshtje” ar, po rrit ndjeshëm rezervat

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 17:02 | Bota

SHBA po grumbullon në “heshtje” ar, po rrit ndjeshëm

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror të Arit (WGC), Shtetet e Bashkuara disponojnë 8.133,46 ton ar, më shumë se dyfishi i Gjermanisë, vendi europian me rezervat më të mëdha (3.351,53 ton).

Në muajt e parë të vitit 2025, SHBA ka importuar në “heshtje” mbi 600 ton ar nga vende si Zvicra, përpara se kriza globale e tarifave të prekte tregun e metaleve të çmuara. Vetëm në mars, importet amerikane të arit arritën nivelin më të lartë në 13 muaj: 25,5 ton, krahasuar me 12,1 ton në shkurt, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, gara për rezervat e arit po intensifikohet. Kina ka rritur ndjeshëm stokun e saj, duke tejkaluar 3.500 ton, ndërsa Rusia zotëron rreth 2.335 ton. Lëvizjet e këtyre fuqive tregojnë përgatitjen për një rend të ri financiar ku ari luan rol strategjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos