Shefja e politikës së jashtme të BE paralajmëron: Asgjë nuk mund të vijë nga bisedimet pa Ukrainën dhe Evropën

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 17:52 | Bota

Shefja e politikës së jashtme të BE paralajmëron: Asgjë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së ka këmbëngulur se Presidenti Donald Trump është i sinqertë në përpjekjen për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por paralajmëroi se bisedimet që përjashtojnë Ukrainën dhe Evropën do të jenë të pafrytshme.

Sipas mediave të huaja, komentet Kaja Kallas i bëri gjatë një interviste për mediat, ku tha se po punonin për të bindur aleatët dhe gjithë botën, se asgjë nuk mund të dalë nga këto takime nëse Ukraina ose Evropa nuk janë pjesë e tyre.

"Po punojmë gjithashtu për të bindur aleatët tanë në të gjithë botën se asgjë nuk mund të dalë nga këto takime nëse Ukraina ose Evropa nuk janë pjesë e tyre", u tha Kaja Kallas gazetarëve.

"Ajo që nuk dëshiron t'i japë fund kësaj lufte është Rusia. Ne nuk duhet të shpërqendrohemi... duhet ta bëjmë edhe Rusinë të dëshirojë paqe", tha ajo më tej, shkruan A2 CNN.

Më parë, Kallas pranoi se nuk ishte “mirë” që Putini mund të udhëtonte në Hungarinë, anëtare të BE-së, për bisedime me Trumpin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos