Shkurtoi miliarda grante, Universiteti i Harvardit padit qeverinë amerikane

Nga Erjon Dervishi
22 Prill 2025, 14:59 | Bota

Administrata e Donald Trump është paditur nga Universiteti i Harvardit pas miratimit të ligjit për shkurtimin e miliarda dollarë granteve.

Në padinë e bërë publike nga mediat ndërkombëtare theksohet se Administrata Trump po rrezikon lirinë akademike, shkruan A2.

Qeveria amerikane i justifikoi shkurtimet me protestat antisemitizmit të cilat u mbajtën në kampusin e universitetit elitar të Harvardit. "Qeveria po ndalon qëllimisht fondet federale për të fituar kontrollin mbi vendimmarrjen akademike në Universitetin e Harvardit", thuhet në padinë e Universitetit.

Sipas tyre, masat janë arbitrare dhe shpërfillin Amendamentin e Parë të Kushtetutës, i cili garanton lirinë e fjalës. Prandaj, shkurtimet duhet të pezullohen”.

Qeveria amerikane ka në plan të shkurtojë grantet shumëvjeçare të Harvardit që arrijnë në 2,2 miliardë dollarë (1.9 miliardë euro).  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos