
Një sulm vetëvrasës me bombë ka goditur Islamabadin, kryeqytetin e Pakistanit, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 21 të tjerë.
Shpërthimi ndodhi jashtë një gjykate, sipas autoriteteve lokale. Besohet se shpërthimi u shkaktua nga një makinë e parkuar përpara gjykatës.
Zona u rrethua menjëherë dhe ekipe të shumta shpëtimi iu përgjigjën emergjencës.
Midis të plagosurve kishte civilë dhe disa avokatë që ndodheshin jashtë ndërtesës në kohën e shpërthimit.
E gjithë gjykata u evakuua për arsye sigurie. Seancat dëgjimore që po zhvilloheshin u pezulluan dhe aktiviteti gjyqësor u ndërpre. (A2 Televizion)
