Shpërthen dhuna në Dublin, protestuesit djegin furgona policie dhe shënjestrojnë helikopterin

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 13:18 | Bota

Shpërthen dhuna në Dublin, protestuesit djegin furgona policie dhe

Një natë e dytë dhune përfshiu Dublinin, jashtë hotelit Citywest, ku po strehohen azilkërkues, pas një sulmi të dyshuar seksual që ndodhi në zonë të hënën në mëngjes.

Protestuesit hodhën tulla, shishe qelqi dhe fishekzjarrë drejt policisë, ndërsa një furgon i Gardës u dogj. Një helikopter policie u godit me lazer, dhe disa persona në turmë u panë duke mbajtur furka kopshti. Një police u plagos dhe mori trajtim mjekësor, ndërsa gjashtë persona u arrestuan.

Pesë burra të moshës 40–50 vjeç janë akuzuar për shkelje të rendit publik dhe do të dalin para gjykatës të mërkurën, ndërsa një grua e ndaluar është liruar pa akuza.

Komisioneri i Gardës, Justin Kelly, e cilësoi gjarjen “huliganizëm të pastër” dhe premtoi se autorët do të identifikohen dhe do të dalin para drejtësisë.

Kryeministri Micheál Martin dënoi dhunën, duke thënë se “nuk ka justifikim për abuzimet dhe sulmet ndaj oficerëve të policisë”. Edhe zëvendëskryeministri Simon Harris theksoi se “protesta paqësore është e drejtë demokratike, por dhuna nuk do të tolerohet”.

Ministri i Drejtësisë, Jim O’Callaghan, shtoi se “ata që hodhën fishekzjarrë dhe dogjën automjete policie do të përballen me pasoja ligjore”, duke siguruar se situata tashmë është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për sigurinë publike. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos