Shpërthen fabrika e barutit në Rusi, 11 viktima

Nga A2 CNN
16 Gusht 2025, 20:07 | Bota

Shpërthen fabrika e barutit në Rusi, 11 viktima

Një zjarr i fuqishëm në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës, shkaktoi vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e 130 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi në kompleksin industrial “Elastik”, në Shilovsky, ku një punishte baruti u përfshi nga flakët, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan pa ndërprerje për të lokalizuar të mbijetuarit, ndërkohë, 29 persona mbeten të shtruar në spitale, përfshirë të plagosur në gjendje të rëndë që u transportuan drejt qendrave mjekësore në Moskë.

Autoritetet lokale konfirmuan se tre vetë u shpëtuan nga rrënojat, ndërsa është hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Për të nderuar viktimat, rajoni i Ryazanit ka shpallur ditë zie. Flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe të gjitha aktivitetet argëtuese publike janë anuluar.

Kjo është hera e dytë brenda katër viteve që fabrika “Elastik” përballet me një shpërthim vdekjeprurës, duke ngritur sërish shqetësime mbi sigurinë në sektorin industrial të rajonit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos