Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit.
Lajmi bëhet me dije nga agjencia e lajmeve Reuters e cila ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump pati me homologun ukrainas, pas samitit të Alaskës.
Reuters raporton se Zelensky ishte i prerë në qëndrimin e tij dhe ka refuzuar të lëshojë territorin e pushtuar tashmë në pjesën më të madhe të tij, në duart e rusëve.
Presidenti Putin mësohet se ka kërkuar pikërisht Donbasin në takimin me Trump për të ndaluar avancimin e trupave të tij më thellë në Ukrainë.
Donbasi ka qenë burim përplasjesh territoriale mes Ukrainës dhe Rusisë që prej vitit 2014. Rajoni është kryesisht rusishtfolës dhe, pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, forcat e saj pushtuan më shumë se një të tretën e lindjes së Ukrainës në një luftë që nuk përfundoi kurrë. (A2 Televizion)