Shpërthim në një depo eksplozivësh të konfiskuar në Indi

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2025, 10:25 | Bota

Shpërthim në një depo eksplozivësh të konfiskuar

Të paktën nëntë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim brenda një stacioni policie në Kashmirin e kontrolluar nga India.

Shpërthimi ndodhi në një depo eksplozivësh të konfiskuar, ndërsa një ekip ekspertësh mjeko-ligjorë dhe policie po shqyrtonin materialin.

Shumica e të vdekurve ishin oficerë policie, përfshirë oficerë mjeko-ligjorë që po ekzaminonin eksplozivët e sekuestruar, thanë burimet. Disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike, bënë me dije ata.

“Intensiteti i shpërthimit ishte aq i fortë sa që disa pjesë trupi u gjetën nga shtëpitë aty pranë, rreth 100-200 metra larg stacionit të policisë”, thanë autoritetet.

Ndërtesa u shkatërrua dhe zjarri përfshiu shumë automjete aty pranë. Shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos