Shpërthime dhe të shtëna në Mynih, nis operacioni i madh policor

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 09:25 | Bota

Shpërthime dhe të shtëna në Mynih, nis operacioni i madh

Skena frike dhe paniku u regjistruan në pjesën veriore të Mynihut këtë të mërkurë. Sipas mediave vendase pati shpërthime dhe të shtëna me armë, duke shkaktuar një mobilizim të madh të policisë, zjarrfikësve dhe njësive speciale.

Sipas informacioneve fillestare nga Bild, një burrë u gjet i vdekur, ndërsa të paktën një person tjetër u gjet me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Autori dyshohet se kishte vendosur një kurth në shtëpinë e prindërve të tij, i kishte vënë flakën dhe më pas kishte kryer vetëvrasje.

Incidenti ndodhi në Lerchenauer Straße, me autoritetet që kanë mbyllur një pjesë të madhe të zonës. Që nga mëngjesi i hershëm, një kolonë e trashë tymi ishte e dukshme për kilometra të tëra. Banorëve u është këshilluar të shmangin zonën, ndërsa trafiku është ndërprerë.

Shefi i policisë, Thomas Schelshorn, siguroi se “nuk ka rrezik për popullsinë” dhe se incidenti “nuk ka lidhje me Oktoberfestin”. Piroteknikë specialistë po hetojnë shtëpinë, ndërsa policia vazhdon të mbledhë prova rreth rrethanave të tragjedisë.

Policia deklaroi në një deklaratë se do të ketë probleme me trafikun për shkak të operacioneve, ndërsa një shkollë në zonë do të vijojë të mbetet e mbyllur. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos