Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit, shkruan A2 CNN.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Ministrja e Jashtme shkruan se është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshjeje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
Po ashtu, Ministria e Jashtme përgëzon përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm, përpjekje të cilat i konsideron të palodhshme.
Reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:
Shqipëria mirëpret ngrohtësisht marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Ne përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm.
(A2 Televizion)