“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t'i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 15:09 | Bota

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur në Shtëpinë e Bardhë përpara një mëngjesi për senatorët republikanë.

Sipas mediave të huaja, Trump foli për mbylljen e vazhdueshme të qeverisë amerikane dhe jo për herë të parë, ai fajëson demokratët që e kanë mbajtur të ngrirë atë.

"Ata do ta rrëzojnë vendin nëse është e nevojshme", tha Trump, duke shtuar se mbyllja po godet përfitimet ushqimore të njerëzve, linjat ajrore dhe tregun e aksioneve, shkruan A2 CNN.

"Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë, dhe kjo është t'i japin fund pengesës. Është e vetmja mënyrë se si mund ta bëjnë këtë", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos