“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 14:58 | Bota

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO

Misioni i NATO-s në Irak është tërhequr përkohësisht nga vendi, thanë dy zyrtarë të sigurisë irakiane.

“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje” me qeverinë irakiane, tha një zyrtar në kushte anonimiteti. “Është një tërheqje e përkohshme. Ata janë të shqetësuar për shkak të situatës,” shtoi ai.

Një zyrtar tjetër deklaroi se “i gjithë misioni i NATO-s është tërhequr”, përveç një numri të vogël personeli.

Të premten, një zëdhënës i NATO-s konfirmoi se aleanca ushtarake po “rregullon” misionin e saj në Irak.

Misioni ka selinë në një bazë ushtarake irakiane në Zonën e Gjelbër të Bagdadit pranë ambasadës amerikane, e cila që nga fillimi i luftës është synuar disa herë me sulme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos