Ministri i Jashtëm i Rusisë: Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit me dron!

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 16:31 | Bota

Ministri i Jashtëm i Rusisë: Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Kievi kreu një sulm me dron ndaj rezidencës shtetërore të Presidentit Vladimir Putin, në rajonin e Novgorodit gjatë natës.

Lavrov tha se pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet për të marrë parasysh “kalimin përfundimtar të regjimit të Kievit në një politikë terrorizmi shtetëror”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Ai shpjegoi se objektivat dhe koha e sulmit hakmarrës të Rusisë janë përcaktuar, por këmbënguli se Moska nuk ka ndërmend të tërhiqet nga procesi negociues i planit të paqes, shkruan A2 CNN.

Lavrov konfirmoi gjithashtu se nuk ka marrë asnjë informacion për viktima apo dëme. Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve për një plan paqeje në Ukrainë, një marrëveshje armëpushimi ende nuk është arritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos