“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra!

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 16:44 | Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se Ukraina shënjestroi një rezidencë zyrtare të Vladimir Putinit në një sulm me dron.

Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas tha në përgjigje të akuzës se “këto janë gënjeshtra”.

Zelensky vazhdoi duke thënë se Rusia dëshiron të minojë përparimin midis Ukrainës dhe SHBA-së në bisedimet e paqes.

Ai paralajmëroi se Rusia po përgatit terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare të Ukrainës në Kiev, shkruan A2 CNN.

Zelensky gjithashtu i kërkoi SHBA-së të reagojë ndaj kërcënimeve ruse në përputhje me rrethanat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos