Shtëpia e Bardhë: Trump është i frustruar me bisedimet, Zelensky po lëviz në drejtimin e gabuar

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 21:03 | Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump është i frustruar me bisedimet,

Presidenti Donald Trump është "i frustruar" dhe durimi i tij "është i pakët" lidhur me bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha sekretari i tij i shtypit.

Sipas mediave të huaja, Karoline Leavitt u tha gazetarëve se Presidenti amerikan "dëshiron të bëjë atë që është e drejtë për botën" dhe "dëshiron të shohë paqen".

"Ai dëshiron të shohë ndalimin e vrasjeve, por duhet që të dyja palët e luftës ta bëjnë këtë," shtoi ajo, përpara se të thoshte se Volodymyr Zelenskyy "duket se po lëviz në drejtimin e gabuar".

Kujtojmë se më herët këtë pasdite Trump akuzoi Presidentin e Ukrainës për zgjatjen e luftës, për mospranimin e heqjes dorë nga Krimeja si pjesë e negociatave të paqes, shkruan A2 CNN.

Kjo lëvizje pasoi komentet e nënpresidentit të Trump, JD Vance, i cili edhe një herë ngriti kërcënimin e largimit të SHBA nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje.

"Ne kemi lëshuar një propozim shumë të qartë si për rusët ashtu edhe për ukrainasit dhe është koha që ata ose të thonë po, ose që Shtetet e Bashkuara të largohen nga ky proces," u tha Vance gazetarëve, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos