Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim historik ekonomik prej 1.2 trilion dollarësh" në Katar.
Sipas mediave të huaja, ndër marrëveshjet e nënshkruara është një midis Qatar Airways dhe Boeing, e cila do të shohë shitjen e 210 avionëve me vlerë rreth 96 miliardë dollarë, thuhet në raport.
Ai shton se firma e inxhinierisë së mbrojtjes, inteligjencës dhe infrastrukturës Parsons ka fituar gjithashtu 30 projekte me vlerë deri në 97 miliardë dollarë në Katar, shkruan A2 CNN.
SHBA-të dhe Katari nënshkruan gjithashtu një deklaratë që përcaktonte qëllimet për të forcuar më tej partneritetin e tyre të sigurisë, duke përcaktuar mbi 38 miliardë dollarë investime të mundshme.
Këto marrëveshje me Katarin vijnë pas marrëveshjeve të nënshkruara ditën e djeshme mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite. (A2 Televizion)