
Gjermania pritet të dërgojë deri në 1,000 ushtarë aktivë në Lituani këtë vjeshtë, në kuadër të forcimit të pranisë së NATO-s në krahun lindor të aleancës.
Vendimi vjen pasi Bundeswehr nuk ka arritur të plotësojë me vullnetarë të gjitha pozicionet e brigadës gjermane në Lituani. Deri tani, rreth 60% e vendeve janë plotësuar, ndërsa mungesat më të mëdha janë në këmbësori, logjistikë dhe IT.
Gjermania synon të vendosë në mënyrë të përhershme në Lituani rreth 4,800 ushtarë dhe 200 punonjës civilë deri në vitin 2027.
Lituania ka rëndësi strategjike për NATO-n për shkak të afërsisë me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit, ndërsa Korridori Suwalki konsiderohet një pikë kyçe për mbrojtjen e shteteve baltike. (A2 Televizion)