Ministri i Jashtëm i Sirisë ka dënuar atë që e përshkroi si një "inkursion ushtarak" izraelit në zonën Beit Jinn, në periferi të Damaskut.
Sipas mediave të huaja, në një deklaratë të ndarë në mediat sociale, thuhet se incidenti u krye nga një forcë "e përbërë nga njëmbëdhjetë automjete ushtarake dhe gati gjashtëdhjetë ushtarë".
Ajo e përshkroi atë si një "shkelje flagrante" të sovranitetit të Sirisë dhe një "kërcënim" për paqen rajonale.
Kujtojmë se Izraeli ka qenë prej kohësh i gatshëm të dërgojë forca përtej kufirit të tij në Siri, shkruan A2 CNN.
Për dekada të tëra, Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit, një zonë në Sirinë jugperëndimore.
Më herët këtë muaj, Izraeli nisi sulme ndaj Damaskut pas sulmeve ndaj komunitetit Druze në Sirinë jugore nga forcat fisnore dhe qeveritare. (A2 Televizion)