Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 10:14 | Bota

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së

Pavarësisht rezistencës së Sllovakisë ndaj paketës së re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz shpreson, që 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së javën e ardhëshme do ta miratojnë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë të propozuar nga Komisioni i BE-së.

"Nëse gjithçka ecën sipas planit, atëherë javën e ardhëshme do të jetë vendosur", tha Merz. Edhe në Uashington po bëhen përgatitje për masa të mundshme të kongresit dhe administratës kundër Rusisë. I pyetur, lidhur me rezistencën e Sllovakisë, Merz tha, se komisioni i përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel javën e ardhëshme do të negociojë për herë të parë lidhur me paketën e sanksioneve. "Nëse do të jetë e nevojshme ne do të duhet të bisedojmë edhe njëherë në Këshillin Europian. Por ndoshta që javën e ardhëshme do të ketë një marrëveshje."

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico i kundërshton sanksionet e reja të planifikuara nga BE-ja kundër Rusisë në formën aktuale. "Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e 18 të sanksioneve kundër Rusisë, nëse Komisioni i BE-së nuk parashtron një zgjidhje të vërtetë për situatën e krizës, në të cilën ndodhet Sllovakia pas ndërperjes së furnizimeve me gaz, naftë dhe lëndë djegëse bërthamore nga Rusia", shkruan Fico në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos