Sot Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj spektrit të autizimit, çfarë e trajton dhe si shkaktohet

Nga A2 CNN
2 Prill 2025, 08:44 | Bota

Sot Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj spektrit të

Autizmi, ose çrregullimi i spektrit të autizmit prek miliona fëmijë në mbarë botën. Gjendja është veçanërisht sfiduese për prindërit, të cilëve prej kohësh u është dashur të përballen me aksesin e kufizuar në kujdes, mungesën e opsioneve të trajtimit dhe stigmën e përgjithshme të lidhur me këtë çregullim. Por falë aktivizmit të prindërve dhe përparimeve në kërkimin shkencor, autizmi është kuptuar shumë më mirë në ditët e sotme.

Fakte të përgjithshme:

Sipas CDC në USA, prevalenca e këtij çrregullimi llogaritet 1 në 36 fëmijë.

Në Shqipëri nuk ka ende statistika të kolauduara për këtë çrregullim, por sipas shifrave të fundit të dhëna dy vite më parë nga Ministria e Shëndetësisë 26% e fëmijëve me aftësi ndryshe janë me autizëm. Rreth 2 mijë persona me autizëm ndihmohen me pagesë për këtë diagnozë.

Djemtë mbeten 4 herë më të prekur se vajzat. Një pjesë e vogëlf e fëmijëve të prekur kanë autizëm të thellë.

Në dy prill, ditën botërore të ndërgjegjësimit ndaj autizmit komuniteti i ekspertëve bën thirrje për mosneglizhencë të simptomave dhe trajtim të hershëm përmes terapive në qendra profesinale. Komuniteti i prindërve bën thirrje që fëmijët e tyre të mos bullizohen në shkolla, të mos diskriminohen e të mos përjashtohen. Sipas prindërve, punësimi I të rinjve me autizëm është një sfidë gati e pamundur pasi punëdhënësit tanë ende nuk marrin masa zhvillimin e neurodiversitetit në mabjentet e tyre.

Çfarë e shkakton autizmin dhe si trajtohet?

Shkencëtarët ende nuk e dinë shkakun e saktë të autizmit. Ata përgjithësisht pajtohen se fëmijët lindin me autizëm, pjesa e madhe e kërkimeve të prodhuara deri më tani nuk mund të përcaktojë shkakun e saktë të tij. Çrregullimi, i cili zakonisht diagnostikohet në fëmijërinë e hershme, mendohet të ndodhë për shkak të një kombinimi të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Faktorët gjenetikë përfshijnë lindjen e parakohshme, peshën e ulët të lindjes dhe historinë familjare të këtij ccregullimi. Ndërkohë, faktorët mjedisorë përfshijnë ekspozimin e prindërve ndaj toksinave, infeksioneve virale dhe disa ilaçeve të përdorura gjatë shtatzënisë. Studiuesit e kanë lidhur gjithashtu Autizmin tek fëmijët me problemet e patrajtuara të shëndetit mendor tek nënat në pritje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos