Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Nga Rosalba Bejdo
17 Maj 2025, 17:18 | Kulturë

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë

Finalja e Eurovizion mbahet sot në Bazel të Zvicrës, ku përfaqësues nga 26 shtete do të garojnë për çmimin e madh. Shqipëria dhe Shkodra Elektronike do të performojnë të fundit në radhë.

Kënga “Zjerm”, është vlerësuar gjerësisht nga publiku dhe kritika, me CNN që e renditi të premten si më të mirën mes 26 këngëve në kompeticionin e sotëm. Megjithatë kompanitë e basteve përmendin Suedinë si kandidaten kryesore për të fituar festivalin europian, duke i dhënë këngës Bara Bada Bastu, 42 përqind shanse për të marrë trofenë e ngjarjes së madhe muzikore, shkruan A2 CNN.

Kënga me nota komike, e përkthyer “Le të bëjmë sauna’ do të zbuste disi tonet e këtij Eurovizioni, i shënjuar nga polemikat lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit.

Një fitore e grupit të djemve KAJ do të ishte e 8 në total për Suedinë, e cila do te behej vendi më i suksesshëm në historinë e Eurovizion. Austria, e përfaqësuar nga këngëtari JJ, që ndërthur elemente të operas dhe teknos me këngën e tij Wasted Love, është pretendentja e dytë, sipas kompanive të basteve, raporton A2 CNN.

Më shumë se 160 milion njerëz pritet të ndjekin finale e Eurovizion mbrëmjen e sotme, e cila do të drejtohet nga prezantuesja e famshme italiane, me origjinë zvicerane Mishel Hunziker. Në skenë mund të ngjitet edhe ikona kanadeze e muzikës Celine Dion e cila fitoi në 1988 si përfaqësuese e Zvicrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos