Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka përkujtuar një nga figurat më të përfolura të artit vizual dhe arkitekturës në vend. Maks Velo, i përgjuar në vitet më krijuese të tij, po me ide të pandryshueshme mbërriti përmes leximeve edhe në shtëpinë që dikur përgjonte shqiptarët.
Përmes leximeve dhe reflektimeve të vetë Maks Velos, kështu është përkujtuar dimensioni i një artisti që polemikat mbi lirinë dhe të drejtat e bënë atë individin që nuk heshti kurrë për të drejtën e të vërtetën e tij. pesë vite nga ikja e Maks Velos kritiku i artit, Abaz Hado dhe kuratori Gent Gjikola shpalosën përpara të rinjve artistin shumëdimensional.
Rëndësia e këtij takimi ishte shpërfaqja e njeriut që edhe në kohë të vështira u shfaq si zëri i lirë dhe I guximshëm, aty në shtëpinë që dikur përgjonte shqiptarët.
Figura e Maks Velos, një krijues që nuk ndaloi kurrë së sfiduari kufijtë e artit dhe mendimit u përkthye me lexime nga krijimtaria e tij letrare. (A2 Televizion)