Modë, muzikë dhe turizëm... Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Nga Edi Ruçi
17 Maj 2025, 21:56 | Sociale

Modë, muzikë dhe turizëm... Vlora çel sezonin turistik me

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik.

Çelja e sezonit u bë me një koncert festiv, i cili përmban të gjitha elementët nga Miss Summer World, performanca në kërcim nga bukuroshet nga e gjithë bota si dhe këngë nga emrat më në zë të muzikës shqiptare si Soni Malaj, Ylli Limani, Kida dhe Ledri Vula.

 

Koncerti do jetë i ndarë në dy ditë i zhvilluar këtë të shtunë në mbrëmje dhe nesër. Koncert ishte parashikuar për tu zhvilluar të premten por u shty për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike.

Për herën e parë në Vlorë organizohet edhe Miss Summer World. Një kompeticion mode ku kanë sfiluar 40 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës.

Fituese është shpallur bukuroshja nga Turqia. Çmimi i publikut ka shkuar për Miss Albania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos