Nën hijen e historisë dhe me një vizion të ri për hapësirën, Pavijoni Shqiptar përfaqësohet në Bienalen e Arkitekturës në Venecia me temën “Building Architecture Culture”, kuruar nga Anneke Abelhakh duke zbuluar ndërthurjen mes trashëgimisë arkitekturore dhe sfidave bashkëkohore në një transformim urban që po ndryshon fytyrën e qyteteve tona.
Ky pavijon është një ftesë për dialog global mbi marrëdhënien midis arkitekturës dhe shoqërisë, duke sjellë në pah rolin e arkitekturës si një mjet për të krijuar qytete, kujtesa dhe identitete që reflektojnë shoqërinë tonë. Një moment i veçantë i përurimit ishte prania e disa prej emrave më të njohur të arkitekturës botërore si Bjarke Ingels, Ëiny Maas, si dhe përfaqësues të disa prej studiove më të njohura ndërkombëtare, një dëshmi e rritjes së vëmendjes që po tërheq Shqipëria në arenën globale.
“Pjesëmarrja në këtë Bienale përfaqëson më shumë sesa një prezencë artistike – ajo është një dëshmi e transformimit të vërtetë që po ndodh në Shqipëri. Arkitektura po kthehet në një instrument zhvillimi, në një mjet ndërtimi identiteti, zhvillimi ekonomik, inovacioni urban dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, tha ministri i Kulturës Blendi Gonxhja.
Arkitektura për ne është më shumë se një akt ndërtimi, është një vizion transformues, që bashkon trashëgiminë me sfidat e kohës moderne.
Shqipëria do të jetë në Arsenale, Venecia, nga 10 maji deri në 23 nëntor 2025. (A2 Televizion)