Sot raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, e djathta ekstreme kërkon pushtetin

Nga Erjon Dervishi
7 Korrik 2024, 08:59 | Bota

Franca zhvillon sot raundin e dytë të votimeve për zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje pritet të rikonfigurojnë peisazhin politik të Francës duke tronditur influencën e partive kryesore.

Sondazhet parashikojnë se ekstremi i djathtë i Marinë Le Pen, do të fitojë shumicën e votave, por ka të ngjarë ta ketë të pamundur të formojë qeverinë e vetme.

Një rezultat i tillë, mendojnë analistët mund ta fusë vendin në një kaos parlamentar, duke dëmtuar rëndë autoritetin e Presidentit, Emmanuel Macron.

Po kështu, nëse forca euroskeptike do të fitonte shumicën, presidenti pro-tregut të lirë dhe pro-evropian mund ta gjente veten të detyruar në një "bashkëjetesë" të vështirë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 8 me orën lokale franceze dhe do të mbyllen në orën 20:00 në qytetet e mëdha. Në disa qytete të vogla votimi pritet të përfundojë në orën 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos