Spiropali në Ukrainë krah Presidentit Zelensky, merr pjesë në ceremoninë në nderim të heronjve të luftës

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 10:17 | Bota

Spiropali në Ukrainë krah Presidentit Zelensky, merr pjesë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Odesa të Ukrainës.

Spiropali në një postim në faqen e saj në Facebook shkruan se ka marrë pjesë në një ceremoni për nderimin e heronjve të luftës në Ukrainë, raporton A2 CNN.

Spiropali ndau edhe pamje nga ceremoniam ku shfaqet duke bërë homazhe përkrah Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderëve të tjerë europianë, përfshirë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë kroat Andrej Plenković.

“Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes”, shkruan mes të tjerash Spiropali.

Postimi i Spiropalit në Facebook:

Odesa, Parku Taras Shevchenko

Ceremoni në nderim të heronjve të luftës në Ukrainë.

Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos