Stërvitja e Gardës Revolucionare, Irani shfaq forcën: Gati për çdo kërcënim të huaj!

Nga Erjon Dervishi
28 Janar 2025, 18:31 | Bota

Stërvitja e Gardës Revolucionare, Irani shfaq forcën: Gati

Irani ka nisur prej ditësh një stërvitje ushtarake në perëndim të vendit, me komandantët më të lartë të ushtrisë të pranishëm, për të mbikëqyrur ushtrimet.

Pamjet u publikuan nga vetë Garda Revolucionare e Iranit. Ushtrimet, u vëzhguan nga afër nga vetë gjenerali i lartë Mohammad Bagheri dhe Kiumars Heydari, komandant i forcave ushtarake, shkruan A2 CNN.

Gjatë stërvitjes u demonstruan ushtrime me performancën e dronëve dhe helikopterëve mbrojtës, me qindra të tillë të shfaqur për herë të parë. Qëllimi i kësaj stërvitje të madhe ushtarake ishte demonstrimi i forcës ndaj çdo kërcënimi të huaj, kundër sigurisë së Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos