Stuhia "Ciaran" në Europë, Toskana nën ujë, u godit dhe Franca, Gjermania e Britania

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 14:09 | Bota

Stuhia "Ciaran" në Europë, Toskana nën ujë, u

Në Evropën Perëndimore stuhia “Ciaran” është shfaqur me gjithë egërsinë e saj duke shkaktuar vdekjen e 14 personave gjatë tre ditëve të fundit. Erëra me shpejtësi rekord, shi të dendur, breshër dhe tornado përfshinë shumë disa vende të Europës.

Zyrtarët në rajonin e Toskanës në Itali, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ku gati 200 milimetra shi ranë në bregdetin veriperëndimor. Guvernatori i Toskanës njoftoi se 7 persona kishin humbur jetën si pasojë e stuhisë, mes tyre dhe një burrë 85-vjeçar.

Situatë problematike edhe në Francë ku shpejtësia e erërave arriti nivele rekord prej 193 kilometrash në orë. Ministri francez i Energjisë tha se 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Probleme të mëdha edhe në Belgjikë, Spanjë, Holandë dhe Gjermani, që u bënë shkak për vdekjen e disa personave.

Në Britani, zyra meteorologjike njoftoi se stuhia solli breshër në madhësinë e një topi tenisi në ishullin Jersey, e me gjasë shkaktoi një tornado të rrallë për rajonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos