Britania e Madhe do të shkojë në zgjedhjet të parakohshme më 4 korrik. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rishi Sunak në një dalje për mediat.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë bëri një ekspoze të ekonomisë britanike dhe të ardhmes së saj si një përpjekje të fundit për të kërkuar një shans nga votuesit konservatorë.
"Sot fola me mbretin për të kërkuar shpërndarjen e parlamentit. Mbreti e ka plotësuar këtë kërkesë dhe ne do të kemi zgjedhje të përgjithshme më 4 korrik. Këto zgjedhje do të zhvillohen në një kohë kur bota është më e rrezikshme seç ka qenë që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, u shpreh Sunak.
Gjatë fjalës së tij, Sunak shfaqi kritika të forta ndaj lideri laburist Keir Starmer. Sunak tha se Starmer, gjithmonë nuk ka pasur asnjë plan, si rezultat, e ardhmja mund të jetë vetëm e pasigurt me ta", tha ai.
“Unë udhëhiqem duke bërë atë që është e drejtë për vendin tonë, nuk mund të them të njëjtën gjë për Partinë Laburiste, sepse nuk e di se çfarë ofrojnë ata. Nuk mendoj se ju e dini dhe kjo është për shkak se ata nuk kanë asnjë veprim të guximshëm dhe si rezultat, e ardhmja mund të jetë e pasigurt me ta. Unë do t'ju vërtetoj se vetëm një qeveri konservatore e udhëhequr nga unë nuk do të vërë në rrezik stabilitetin tonë ekonomik të fituar me vështirësi”, tha kryeministri.
Sunak shkon në zgjedhje i dobët elektoralisht. Sondazhet i rendisin konservatorët shumë prapa Partisë Laburiste. Ai shfaqet gjithnjë e më shumë i varur nga një ekip i vogël këshilltarësh për ta drejtuar atë në atë që është caktuar të jetë një fushatë e shëmtuar.
Ish-bankieri i investimeve dhe ministri i financave mori detyrën më pak se dy vjet më parë dhe që atëherë ka luftuar për të përcaktuar se çfarë përfaqëson, duke u bërë gjithnjë e më i frustruar që ato që ai i sheh si sukseset e tij të cilat nuk kanë arritur të vlerësohen.
Nëse laburistët fitojnë zgjedhjet, Britania, dikur e njohur për stabilitetin e saj politik, do të ketë gjashtë kryeministra në tetë vjet për herë të parë që nga vitet 1830. (A2 Televizion)