Një nxënës hapi zjarr në një shkollë private të krishterë në shtetin amerikan të Wisconsin, duke vrarë një mësues dhe një student adoleshent si edhe duke plagosur gjashtë persona, dy prej të cilëve janë në rrezik për jetën, tha policia.
Shefi i policisë së Madisonit, Shon Barnes, e identifikoi sulmuesin të hënën mbrëmje si një nxënëse 15-vjeçare në shkollë. Sipas tij një nxënës i klasës së dytë në shkollë thirri policinë për të raportuar të shtënat, raporton A2.
Autoritetet thonë se Natalie Rupnow, ishte e pranishme në shkollën e krishterë “Aundant Life” përpara se të hapte zjarr dhe u gjet e vdekur në vendngjarje. Gjashtë studentë u plagosën, mes tyre dy të cilët pësuan lëndime të rrezikshme për jetën.
Sipas policisë Natalie Rupnow, e njohur me emrin "Samantha", dyshohet se ka qëlluar veten duke përdorur armën me të cilën ka kryer masakrën, një pistoletë 9 mm, shkruan A2.
“Tronditëse dhe të paarsyeshme” i komentoi presidenti Joe Biden të shtënat në shkollën në Wisconsin.
"Ne kemi nevojë për Kongresin për të vepruar tani. Nga Newtown në Uvalde, nga Parkland në Madison, në kaq shumë të shtëna të tjera që nuk marrin vëmendje, është e papranueshme që ne të jemi në gjendje t'i mbrojmë fëmijët tanë nga kjo plagë e dhunës me armë. Ne nuk mund të vazhdojmë ta pranojmë atë si normale që çdo fëmijë e meriton të ndihet i sigurt në klasën e tij”, u shpreh ai, raporton A2.
Shkolla në Wisconsin, pret fëmijë dhe adoleshentë të moshave nga kopshti deri në shkollën e mesme. Struktura frekuentohet nga 390 studentë. Masakra ndodhi pikërisht në prag të festave të Krishtlindjeve në shkollën e krishterë Aundant Life në Madison.
“Sot lutemi për fëmijët, mësuesit dhe gjithë komunitetin shkollor të Jetës së Bollshme sepse viktimat e këtyre akteve barbare janë të gjithë ata, jo vetëm ata që për fat të keq humbën jetën,” tha Barnes, me zërin e tij të thyer nga lotët. Konferenca e parë pak orë pas masakrës, shkruan A2 CNN.
Të shtënat në Madison vijnë më pak se dy javë pas një tjetër tragjedie në një shkollë të krishterë në Kaliforni, ku, për fat të mirë, numri ishte vetëm dy fëmijë të plagosur dhe sulmuesi u vetëvra. Por këto dy incidente të fundit dhune i shtohen të paktën 403 të shtënave të tjera masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë.
Në shtator, një 14-vjeçar i armatosur me një pushkë që mori si dhuratë për Krishtlindje, vrau dy nxënës dhe dy mësues në shkollën e tij në Xhorxhia, një rast që tronditi Shtetet e Bashkuara, sepse babai i tij u arrestua dhe u akuzua gjithashtu, i cili i kishte vënë në dispozicion armën. Një fakt që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara, ku 80% e armëve të përdorura nga studentët në të shtënat masive merren nga shtëpitë e familjarëve apo të afërmve dhe miqve. (A2 Televizion)