Teherani bëhet gati për luftë, Trump nuk do ujdi: Jemi si piratët, pas Iranit marrim dhe Kubën

Nga Xhevahir Qardaku
2 Maj 2026, 12:58 | Bota

Pasi të përfundojë me Iranin, Amerika do të marrë kontrollin e Kubës. Këtë e thotë presidenti Donald Trump, duke shtuar se kjo gjë do të ndodhte thuajse menjëherë.

“Kuba ka probleme. Do ta përfundojmë njërën gjë më parë. Më pëlqen ta përfundoj punën e nisur. Gjatë kthimit nga ajo që do të bëjmë në Iran, do të kemi një nga mjetet tona më të mëdha, ndoshta aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln, më e madhja në botë. Do ta sjellim atë dhe do të ndalojë rreth 90 metra larg nga bregu i Kubës. Dhe ata do të thonë ‘ne dorëzohemi’.”, tha Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, duke folur në një forum në Florida, deklaroi se e konsideronte “tradhti” nëse dikush do të thoshte se Shtetet e Bashkuara nuk po e “fitonin” luftën me Iranin, pavarësisht se e ka njoftuar tashmë Kongresin se armiqësitë kishin “mbaruar”.

Trump nënvizoi se Shtetet e Bashkuara mund të jenë “në një pozicion më të mirë” nëse zyrtarët nuk arrijnë një marrëveshje me Iranin, pasi negociatat duket se kanë ngecur përsëri, shkruan A2CNN.

“Kam të bëj me disa njerëz mjaft brutalë tani në vendin e mrekullueshëm të Iranit. Ata janë shumë brutalë. Dhe do t'ju them, po ia dalim shumë mirë. Nuk mund t'i japësh Iranit një armë bërthamore. Sepse ata do ta përdorin atë në një vend të quajtur Izrael shumë shpejt, dhe do ta përdorin atë në Lindjen e Mesme dhe do ta përdorin atë në Europë. Dhe mendoj se ne do të jemi të radhës. Dhe kjo nuk do të ndodhë. Mos u shqetësoni për këtë.”, shtoi presidenti.

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të ishin “pak a shumë si piratët” ndërsa përshkroi një incident të kohëve të fundit në të cilin Marina qëlloi dhe sekuestroi një anije mallrash iraniane. Duke parë këto deklarata dhe kërcënimin e liderit amerikan për të lëshuar ferrin dhe zhdukur përgjithmonë, ka ardhur një reagim nga Teherani.

“Një rifillim i konfliktit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është i mundshëm dhe faktet kanë treguar se SHBA-të nuk respektojnë asnjë premtim apo marrëveshje”, tha një oficer në komandën ushtarake iraniane, duke paralajmëruar një kurth të ngritur kundër ushtrisë amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos