Hezbollah godet trupat izraelite me një valë sulmesh me dronë dhe artileri në jug të Libanit

Nga A2 CNN
2 Maj 2026, 11:01 | Bota

Hezbollah godet trupat izraelite me një valë sulmesh me dronë dhe

Grupi i armatosur libanez Hezbollah thotë se luftëtarët e tij ndërmorën disa sulme ndaj forcave izraelite brenda territorit libanez të premten.

Sipas një deklarate, grupi shënjestroi disa grumbullime të ushtarëve dhe mjeteve ushtarake izraelite në disa qytete të vijës së frontit në jug të Libanit, përfshirë goditje me artileri ndaj trupave në afërsi të kompleksit Moussa Abbas në Bint Jbeil dhe në fshatin Hula, si dhe një sulm me dron ndaj ushtarëve në Biyyada duke përdorur një dron shpërthyes që zhytet, përcjell A2CNN.

Hezbollahu raportoi gjithashtu përdorimin e predhave të artilerisë kundër automjeteve dhe ushtarëve izraelitë të grumbulluar pranë kompleksit Moussa Abbas dhe fshatit Hula, ndërsa “armë të përshtatshme” u përdorën kundër një objektivi të ngjashëm në Aadchit al-Qusayr.

Operacionet përfunduan me një sulm të koordinuar ndaj një grumbullimi automjetesh dhe ushtarësh në Biyyada duke përdorur një skuadron dronësh vetëvrasës.

Përveç përqendrimeve të trupave, Hezbollahu tha se shënjestroi pajisje specifike ushtarake, përfshirë një automjet ushtarak Hummer në qytetin Taybeh dhe një tank Merkava në Rishaf, të cilat u goditën me dronë vetëvrasës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos