"Telefononi Ajatollahun"- Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Çdo ndodhë kur të skadojë afati i Trump

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 15:43 | Bota

"Telefononi Ajatollahun"- Senatori amerikan paralajmëron Putinin:

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh.

Sipas mediave të huaja, ky njoftim ka marrë mbështetjen e senatorit amerikan Lindsey Graham, i cili thotë se tarifat për vendet që blejnë naftë të lirë ruse do ta "godasin Putinin aty ku dhemb më shumë".

Duke iu referuar sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, Graham shtoi se nëse Putini "dhe të tjerët" po pyesin veten se çfarë do të ndodhë në ditën e 51-të, "do të sugjeroja që ata të telefonojnë Ajatollahun".

Irani ka qenë një aleat kyç i Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës dhe e ka ndihmuar Moskën të zhvillojë armët e veta, shkruan A2 CNN.

“Nëse do të isha një vend që blen naftë të lirë ruse, duke mbështetur makinën e luftës së Putinit, do t’i besoja fjalës së presidentit Trump”, tha Graham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos