U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 10:32 | Bota

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet se po shërohet nga lëndime të rënda të pësuara gjatë një sulmi ajror në fazat e para të konfliktit.

Sipas Reuters, ai ka pësuar dëmtime serioze në fytyrë, që dyshohet se i kanë shkaktuar shpërfytyrim, si dhe lëndime të rënda në një ose të dyja këmbët. Megjithatë, 56-vjeçari mbetet mendërisht i kthjellët dhe vijon të jetë aktiv në drejtimin e çështjeve shtetërore.

Raportohet se Mojtaba Khamenei po merr pjesë në takime me zyrtarë të lartë përmes komunikimeve audio, duke luajtur rol në vendimmarrje për çështje kyçe, përfshirë zhvillimet e luftës dhe negociatat me Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos