Tërhiqet SHBA! Rusia dhe Ukraina ta zgjidhin vetë luftën

Nga Erjon Dervishi
2 Maj 2025, 15:12 | Bota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të shërbejnë më si negociator të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Shkak është bërë refuzimi i nënshkrimit të marrëveshjes së paqes nga ana e Vladimir Putin. Këtë fakt e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit. Zëdhënësja e këtij institucioni, Tami Bruce tha se SHBA do të ndryshojë në mënyrë thelbësore qasjen e saj ndaj konfliktit tre vjeçar midis Rusisë dhe Ukrainës.

“SHBA-ja do të ndryshojnë metodologjinë e mënyrës se si kontribuojnë në bisedime dhe nuk do të fluturojnë më nëpër botë sa hap e mbyll sytë për diskutime. Kievi dhe Moska duhet të dalin me propozime konkrete për t’i dhënë fund konfliktit dhe të fillojnë diskutimet midis tyre. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë, por nuk do të fluturojmë më nëpër botë si ndërmjetës në takime. Tani varet nga të dyja palët, ka ardhur koha kur ato duhet të paraqesin dhe zhvillojnë ide konkrete se si ta përfundojnë këtë konflikt. Do të varet vetëm nga ato”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Kremlini këtë javë hodhi poshtë një propozim paqeje të SHBA-së sepse nuk i dha njohje ndërkombëtare territorit të pushtuar nga trupat e saj. Ukraina ka refuzuar vazhdimisht të pranojë aneksimin rus të asnjë pjese të territorit të saj, duke thënë se Putini nuk duhet të shpërblehet për fillimin e konfliktit.

Kjo ndodhi ndërsa mbrojtja ajrore ruse interceptoi 89 dronë ukrainas mbi Krimenë e pushtuar dhe 23 të tjerë mbi Detin e Zi, sipas ministrisë së mbrojtjes së vendit. Mikhail Razvozhayev, udhëheqësi i instaluar nga rusët në Sevastapol, tha se forcat e tij kishin zmbrapsur "sulmin më masiv të kombinuar" ndaj qytetit deri më tani në vitin 2025.

Ndërkohë bëhet e ditur se Rusia ka sulmuar me drone luftarake rajonin e Khersonit në Ukrainë duke plagosur dy persona.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos