Presidenti amerikan, Donald Trump, zbulon se ka marrë informacione nga Rripi i Gazës për gjendjen e pengjeve izraelite.
“Nga 59, vetëm 24 janë ende gjallë. Tani po e kuptoj se as ky në fakt nuk është numri i saktë”, theksoi ai gjatë një eventi për Ditën Kombëtare të Lutjes në Shtëpinë e Bardhë.
Nga ana tjetër, Izraeli ka vazhduar me sulmet në Rripin e Gazës. Sipas raportimeve bombardimet u kanë marrë jetën më shumë se 30 personave në enklavën palestineze.
Por edhe Siria ka përfunduar në shënjestër të Izraelit. Aviacioni i shtetit hebre ka sulmuar zonat në afër të pallatit presidencial të Damaskut. Kjo ka ardhur pas paralajmërimit që Izraeli lëshoi ndaj autoriteteve Siriane që të mos dërgojë ushtrinë në fshatrat e banuar nga komuniteti DRUZ në jug të vendit.
Këtë mëngjes, kryeministri Benjamin Netanjahu dhe ministri i mbrojtjes Israel Katz, konfirmuan sulmet në Damask dhe kërcënuan me të tjerë edhe më të fuqishëm. (A2 Televizion)