Vajza e vogël e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un po trajnohet fshehurazi për të pasuar babain e saj, shëndeti i të cilit ka filluar të bëhet një shqetësim serioz për shkak të peshës së tepërt, alkoolit dhe cigareve.
Këtë e raporton CNN, duke cituar disa burime, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se mosha e vajzës së Kim Jong-Un është nga 12 deri në 13 vjeç.
Sipas një raporti të shërbimit të inteligjencës kombëtare të Koresë së Jugut, Ju Ae do të jetë një pasuese e mundshme e babait të saj.
Në të kaluarën, në më shumë se 60% të rasteve, Ju Ae shoqëronte babanë e saj në ngjarje ushtarake dhe merrte pjesë vetëm pjesërisht në aktivitete ekonomike. Në të njëjtën kohë, inteligjenca nuk përjashton që pasardhësi i udhëheqësit të Koresë së Veriut mund të ndryshojë.
Autoritetet e Koresë së Jugut pretendojnë se Kim Jong-un peshon 140 kg dhe indeksi i masës trupore të tij është rreth 40, që është dukshëm më i lartë se standardi (25), gjë që e vë atë në rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.
“Ai filloi të shfaqte simptoma të presionit të lartë të gjakut dhe diabetit kur ishte rreth 30 vjeç dhe nëse gjendja e tij aktuale shëndetësore nuk përmirësohet, ai mund të zhvillojë sëmundje kardiovaskulare. Mund të ketë situata që janë të vështira për t'u trajtuar vetëm me ilaçet ekzistuese“, thuhet në raport. (A2 Televizion)