Tragjedi në koncertin e Oasis në Wembley, një fans vdes pasi ra nga ulëset

Nga A2 CNN
3 Gusht 2025, 20:10 | Bota

Tragjedi në koncertin e Oasis në Wembley, një fans vdes pasi ra

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje.

Policia dhe ndihmësit mjekësorë u thirrën në vendngjarje në orën 22:20. Kur mbërritën në vendngjarje, gjetën të vdekur një burrë të moshës midis 40 dhe 50 vjeç.

Sky News raporton se burri ra nga kuverta e sipërme e Wembley-t. Policia po u bën thirrje të gjithë atyre që ishin në stadium dhe mund ta kenë filmuar incidentin të paraqesin çdo pamje filmike që kanë.

"Stadiumi ishte i mbushur me njerëz dhe ne besojmë se është e mundur që një numër njerëzish e kanë parë incidentin ose mund ta kenë filmuar atë me vetëdije ose pa vetëdije në pamjet e telefonit celular”, thuhet në deklaratën e policisë.

Tragjedi në koncertin e Oasis në Wembley, një fans vdes pasi ra

Turneu i ribashkimit të Oasis nisi në fillim të korrikut dhe grupi do të luajë në datën e fundit nga pesë të planifikuara në Wembley të dielën.

Liam dhe Noel Gallagher do të shkojnë më pas në Skoci, Irlandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara përpara se të kthehen në Londër për dy shfaqje të tjera në Wembley. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos