Alarm në Gjermani: Mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Nga A2 CNN
3 Gusht 2025, 17:22 | Bota

Alarm në Gjermani: Mbështetja për AfD-në rritet sërish,

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të opinionit publik INSA.

Kjo rritje ndodh për herë të parë që nga mesi i majit, raportoi të dielën agjencia gjermane e lajmeve dpa. Sondazhi, i kryer çdo javë për numrin e së dielës të gazetës Bild, regjistroi një rritje të popullaritetit të partisë me një pikë përqindjeje.

Një tjetër kompani sondazhesh e opinionit publik, Forsa, raportoi gjithashtu së fundmi se partia anti-emigrante AfD, gëzon 25 përqind mbështetje.

AfD vazhdon të luftojë për vendin e parë në sondazhe, muaj pasi blloku konservator i kancelarit Friedrich Merz fitoi zgjedhjet parlamentare në shkurt.

Në sondazhin e INSA-s, partitë e tjera ruajtën mbështetjen e regjistruar javën e kaluar.

Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) dhe partia e saj simotër në Bavari, Bashkimi Kristian Social (CSU), mbajtën vendin e parë me 27 përqind mbështetje, ndërsa partneri i tyre i koalicionit, Partia Social Demokratike (SPD), ka 15 përqind.

Të Gjelbrit kanë 11 përqind mbështetje dhe partia e ekstremit të majtë Die Linke ka 10 përqind.

Aleanca populiste Sahra Wagenknecht (BSW) ka katër përqind mbështetje, sipas sondazhit, dhe Partia Liberale Demokratike (FDP) ka tre përqind.

1,203 persona morën pjesë në anketë midis 28 korrikut dhe 1 gushtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos