Tre viktima nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, 44 raste të konfirmuara

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 08:00 | Bota

Tre viktima nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, 44 raste të

Tre persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor, përfshirë një 77-vjeçar në Romë dhe një 80-vjeçar në Kampania, ndërsa viktima e parë ishte një grua 82-vjeçare në provincën e Latinës. Mediat italiane raportojnë se të tre vuanin nga sëmundje të rënda kronike.

Sipas autoriteteve shëndetësore, janë konfirmuar gjithsej 44 raste të virusit në vitin 2025, kryesisht në provincën e Latinës dhe Romës. Prej tyre, 18 pacientë janë të shtruar në spital, 2 në kujdes intensiv, 19 trajtohen në shtëpi, ndërsa 3 janë larguar nga spitali.

Virusi transmetohet nga pickimi i mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë simptoma të lehta te shumica e të infektuarve, por në raste të rralla mund të çojë në komplikacione serioze neurologjike ose vdekje. Komunat më të prekura janë në Lacio dhe Caserta.

Çfarë është Nili Perëndimor dhe si manifestohet? 

Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) u izolua për herë të parë në vitin 1937 në Ugandë, në distriktin e Nilit Perëndimor nga i cili merr edhe emrin. Sot, është i përhapur në Afrikë, Azinë Perëndimore, Evropë, Australi dhe Amerikë. Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma. Nga ata që shfaqin simptoma, afërsisht 20% përjetojnë simptoma të lehta si dhimbje koke, të përziera, të vjella, nyje limfatike të fryra dhe skuqje të lëkurës.

Simptomat më të rënda vërehen mesatarisht në më pak se 1% të personave të infektuar: temperaturë e lartë, dhimbje koke e fortë, dobësi muskulore, çorientim, dridhje, ndryshime në shikim, përgjumje, konvulsione, madje edhe paralizë dhe komë. Në afërsisht një në një mijë raste, Ethet e Nilit Perëndimor mund të shkaktojnë encefalit fatal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos