Troket 2026! Spektakël fishekzjarrësh në Zelandën e Re

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2025, 12:32 | Bota

Spektakli i përvitshëm i fishekzjarrëve ndriçoi edhe këtë herë qiellin në Auckland të Zelandës së Re, teksa shteti ishullor në Paqësor mirëpriti Vitin e ri 2026, 12 orë para Europës. Bashkë me Zelandën e Re, Viti i Ri mbërriti edhe në Samoa dhe Tonga, ndërkohë që Kiribati e priti një orë më parë.

Fishekzjarrët nisin më një numërim së prapthi prej 10 sekondash dhe u lëshuan nga kulla “Sky Toëer” e kryeqytetit, 328 metra e lartë.

Troket 2026! Spektakël fishekzjarrësh në Zelandën e Re

Sipas organizatorëve u lëshuan 3500 fishekzjarrë të cilët arritën një lartësi 80 metra mbi kullë.

I gjithë spektakli zgjati 5 minuta dhe në total u përdorën 500 kilogramë mjete piroteknike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos