Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se kishte folur me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në lidhje me vendosjen e mundshme të trupave amerikane në Ukrainë, por theksoi se një vendim i tillë do të varet vetëm nga udhëheqësi i SHBA-së.
I pyetur nga nëse, si pjesë e garancive të sigurisë, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të vendosin trupat e tyre në Ukrainë, qoftë përgjatë vijës së demarkacionit apo në kufi, Zelensky u përgjigj se, "Për të qenë i sinqertë, kjo mund të konfirmohet vetëm nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këto janë trupa amerikane, dhe për këtë arsye, është Amerika që merr këto vendime. Natyrisht, ne po e diskutojmë këtë si me Presidentin Trump ashtu edhe me përfaqësuesit e Koalicionit të Vullnetit". Ai shtoi se Ukraina do të donte të shihte trupat amerikane në tokën e saj si një garanci sigurie. Sipas Zelensky, ky do të ishte një qëndrim i fortë për sa i përket garancive të sigurisë. (A2 Televizion)